Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, njëherësh i Chelsea-t, Armando Broja prej disa muajsh nuk është më beqar.
Ndonëse nuk e ka fshehur mirë këtë pjesë sa i përket syrit të publikut, ai është duke shijuar një romancë të re.
Këtë herë e dashura e tij është e huaj. Emisioni “Prive” ka raportuar se e dashura e tij e re është Jade Alyssa, e cila jeton në Britani e Madhe – aty edhe ku janë njoftuar.
Lidhja vjen pak muaj pasi Broja është ndarë nga e dashura e tij shqiptare, me të cilën ishte në lidhje për më shumë se një vit e gjysmë.
Duket se ai nuk ka pritur shumë për të rigjetur dashurinë, këtë herë në krahët e bukuroshes Alyssa. /Telegrafi/