Site icon Telegrafi

Armando Broja: Më mungon futbolli – qëndroni në shtëpi

Armando Broja (Foto Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Armando Broja ka bërë të ditur se është duke i munguar shumë futbolli.

Të gjitha aktivitetet sportive nëpër botë janë suspenduar shkaku i shpërthimit të coronavirusit ga muaji mars.

Sulmuesi shqiptar që luan te Chelsea ka bërë një postim në llogarinë e tij në Twitter, duke thënë se i mungon futbolli.

“Më mungon loja, qëndroni në shtëpi dhe qëndroni të sigurt të gjithë”, ka shkruar Broja në llogarinë e tij.

Reprezentuesi i Shqipërisë po kalon nëpër një formë të lartë te Chelsea, derisa ka bërë debutimin te skuadra e parë në fitoren 4-0 ndaj Evertonit. /Telegrafi/

https://twitter.com/armandobroja9/status/1248994682002124800

Exit mobile version