Anglezi u shkarkua pas humbjes 2-0 të së shtunës në shtëpi ndaj Aston Villas, me pronarin Todd Boehly i bindur se një ndryshim në fushë tani mund t’i ndihmojë Blutë të fitojnë Ligën e Kampionëve.
Nagelsmann u zëvendësua nga ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel në Allianz Arena pak më shumë se një javë më parë dhe thuhet se ishte vendosur të bënte një pushim nga posti drejtues gjatë së ardhmes së tij të afërt, por kjo mund të vendoset të ndryshojë pas largimit të Potter nga Stamford Bridge.
Sipas Sky Sport Germany, Nagelsmann po shqyrton ‘opsionin’ për të vazhduar karrierën në Ligën Premier me Chelsean që cilësohet si favoritë. Arsyeja se përse ai mund të zgjedhë kalimin te Blutë është marrëdhënia e tij e ngushtë me Vivell, i cili ishte koordinatori i tij sportiv dhe drejtori teknik në RB Leipzig nga 2019 deri në 2021.
Raportimi vazhdon të bëjë të ditur se ka disa pengesa që klubi duhet të kapërcejë në mënyrë që të sigurojë strategun gjerman, me pronarin Boehly që duhet ta bind se ai do të ketë gjitha të drejtat për të vendosur se kush largohet dhe kush transferohet.
Negociatat më pas do të duhej të zhvillohen midis Chelseat dhe Bayernit, të cilët do të duhet të paguajnë një tarifë transferimi te skuadra gjermane, për shkak se ai ende paguhet nga Bavarezët pavarësisht largimit të tij.
Përveç barrierave financiare dhe konfirmimit nga trajneri, Chelsea gjithashtu duhet të mposhtë rivalin e Ligës Premier, Tottenham Hotspurin që po ashtu i do shërbimet e tij – pasi javë më parë shkarkuan Antonio Conten.
Megjithatë, ish-trajneri i Bayernit dhe RB Leipzig nuk ka gjasa të pranojë ofertën e Spurs për shkak se ata nuk do të luajnë sezonin e ri në Ligën e Kampionëve dhe nuk janë klub që mund të fitojnë trofe të mëdhenj aktualisht.
Edhe Chelsea mund të mbetet jashtë garës së madhe për klube për sezonin e ri, mirëpo ata së paku kanjë një skuadër që mund të luftojë për të gjithë trofetë në Angli. /Telegrafi/