Telegrafi

Arma hipersonike ruse që “mund” të godasë kudo në botë brenda pak sekondave, do të jetë e gatshme për përdorim në vitin 2020 (Foto)

Arma hipersonike e Rusisë që mund të godasë kudo në botë brenda pak minutave, do të jetë e gatshme për përdorim deri në fund të vitit 2020.

Këto informacione janë bërë të ditura bazuar në burimet anonime, që pretendojnë se kanë qasje në inteligjencën amerikane lidhur me këtë armë të njohur me emrin Avangard, transmeton Telegrafi.

Avangard, të cilën SHBA-të nuk e kundërshtojnë, pretendohet se mund të udhëtojë me një shpejtësi 20 herë më të madhe sesa ajo e zërit.

Një burim pretendon se Rusia ka kryer me sukses dy herë testimin e Avangardit në vitin 2016, kurse testi i tretë në tetor të vitit të kaluar dështoi, kur platforma shpërtheu disa sekonda më herët para se të godiste shënjestrën.

Por, Moska që është duke e zhvilluar këtë armë për më shumë se tri dekada, zotohet se ajo do të jetë e gatshme për përdorim pas dy viteve.

Lajmi erdhi vetëm disa muaj pasi presidenti rus Vladimir Putin pohoi se arsenali i tij zgjerues hipersonik ishte ‘i pamposhtur’. /Telegrafi/