Telegrafi

Arma e “Star Wars” shitet për 550 mijë dollarë në një ankand në New York

Armën ose blasterin që Harrison Ford e mbante në dorë në rolin e Han Solos në filmin e “Star Wars”, është shitur në një ankand në New York për 550 mijë dollarë amerikanë.

Arma, e cila pothuajse është bërë e tëra nga druri, 30 vitet e fundit ishte në pronësi të regjisorit të filmit James Schoppea.

Në fund të muajit maj të këtij viti, pistoleta u ekspozua në ambientet e shtëpisë së ankandit Julien.

Nga kjo shtëpi më herët, ata parashikuan që arma mund të shitej për gjysmë milioni dollarë, gjë që ndodhi pasi që u shti për 550 mijë dollarë.

Theksojmë se vazhdimi i episodit të nëntë të Star Wars do të shfaqet në kinematë botërore më 24 maj të vitit të ardhshëm.

Ndryshe, Ford është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë këtij viti. /Telegrafi/