Telegrafi

Arma e përdorur para 75 vitesh, punon sërish pa asnjë problem (Video)

Në një bazë ushtarake në Pennsylvania të Shteteve të Bashkuara, është testuar arma që hedh flakë, e cila ishte përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Për çudinë e të gjithëve, ajo ka nxjerr zjarr të gjatë deri në 30 metra, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë e tregon pajisjen ushtarake që ka shërbyer në luftë para 75 vitesh dhe është ende në gjendje të mirë.

“Gjëja më e mirë është se armën e morën seriozisht dhe respektuan të gjitha rregullat. Shumica mendojnë se ato janë amortizuar dhe nuk shkrepin, por mund të ndodhë e kundërta dhe gjithçka përfundon keq”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/