Telegrafi

“Arma e fshehtë e Putinit”? Misteri mbi varkën ruse me “ngarkesë të çuditshme” pranë Krimesë! (Foto)

Një varkë e dyshimtë ruse është kapur duke tërhequr “ngarkesën e pazakontë” që duket të jetë një raketë në ujërat jashtë gadishullit të aneksuar të Krimesë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të dëshmitarëve që tregojnë anijen që transporton një dërgesë të çuditshme nëpër Kerch Strait, jashtë brigjeve lindore të Krimesë, drejt Rusisë.

Banorët thuhet se morën fotografitë e “ngarkesës së pakuptueshme” derisa ajo po ecte përmes kanalit të ngushtë që lidh Detin e Zi me Detin e Azov.

Vëzhguesit ushtarakë rusë kanë spekuluar se objekti i panjohur mund të jetë “pjesë e raketave” ose një raketë balistike e vjetër ndërkontinentale (ICBM).

Fotot intriguese kanë nxitur gjithashtu edhe spekulime në rrjetet sociale.

Republika e Krimesë u bë fokusi i vëmendjes ndërkombëtare pasi u pushtua dhe u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

Aneksimi u kundërshtua ashpër nga udhëheqësit e Ukrainës dhe të botës perëndimore, të cilët e konsideruan atë si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Ukraina dhe vendet e tjera që kufizohen me Rusinë, sidomos me shtetet baltike, kanë qenë “në gjendje alarmi” që nga ajo kohë, duke pasur frikë nga një inkursion tjetër ushtarak nga Putini. /Telegrafi/