Site icon Telegrafi

ARM do të dërgojë oficerë të shtabeve në misionet paqësore në Afganistan dhe Liban

Komisioni Kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri sot solli propozim-vendim për dërgim të pjesëtarëve të ARM-së në operacionet paqësore në Afganistan dhe në Liban.

Për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Përkrahje e shkëlqyer” në Afganistan sipas këtij vendimi duhet të dërgohen tre eprorë të shtabeve të ARM-së dhe atë në Komandën kryesore të misionit në Kabul në periudhën prej gjashtë muajve nga dhjetori i vitit 2018 deri në qershor të vitit 2019, pastaj në periudhën e njëjtë 13 eprorë të shtabeve në Komandën për trajnim, këshillim dhe asistencë në Kabul dhe 25 pjesëtarë të ARM-së në Njësinë për mbrojtje të forcave të komandës operative kryesore në Kabul.

Në vendim thuhet se shpenzimet financiare për paga dhe kompensime të këtyre pjesëtarëve do t’ua sigurojë Ministria e Mbrojtjes, ndërsa shpenzimet e tjera i sigurojnë vendet partnere.

Për pjesëmarrje në operacionin paqësor “UNIFL” në Komandën e forcave të bashkuara qëllimore të Armatës së Italisë – sektori Perëndim në Liban do të dërgohen dy oficerë të shtabeve të ARM-së në periudhën nga tetori i vitit 2018 deri në prill të vitit 2019.

Këto vendime për dërgimin e ushtarëve tanë në Afganistan dhe Liban, Kuvendi duhet t’i sjellë në seancën e caktuar për më 29 gusht.

Exit mobile version