Site icon Telegrafi

ARM do ta shënojë ndërmarrjen e objektit ushtarak nga APJ

ARM (Armata e Republikës së Maqedonisë) në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 viteve nga ekzistimi, sot do të mbajë solemnitet ushtarak në kazermën ‘Ilinden’ në Shkup, me rastin e ndërmarrjes së objektit më të madh ushtarak në Maqedoni nga APJ e atëhershme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në solemnitet, do të mbajë fjalim komandanti i regjimentit për operacione speciale dhe komandanti aktual i kazermës, gjenerali i brigadës, Orce Jordev, njofton AIM. /Telegrafi/

Exit mobile version