Në kazermën ‘Srasho pinxhur’ në Petrovec sot me solemnitet masiv do të shënohet Dita e Brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Ky është njësiti më i madh luftarak, në radhët e të cilëve ndodhen pjesëtarë të ARM-së nga më shumë gjini. Është i njohur për përvojat e deritanishme luftarake dhe pjesëmarrje në misionet paqeruajtëse në Afganistan dhe Irak, aktivitetet e realizuara stërvitore dhe rezultatet e larta nga vlerësimi, por edhe ndihmën altruiste të cilën pjesëtarët e këtij njësiti ua japin qytetarëve të Maqedonisë, gjithmonë ku ka nevojë’, kumtoi ARM-ja.
Për Ditën e Brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike është caktuar 2 prilli-datë në të cilën ky njësit është transformuar në pajtim me këtë strukturë të re organizative-formative të ARM-së. /Telegrafi/