Site icon Telegrafi

ARM pranon 90 ushtarë të rinj profesionistë

Nëntëdhjetë ushtarë të rinj profesionistë, të cilët kaluan përmes procesit rigoroz të selektimit, i cili përfshin kontrolle mjekësore dhe psikofizike, sot në kazermën ‘Ilinden’ në Shkup janë pranuar në shërbim të Armatës së Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjashtë nga 90 ushtarët e sapoformuar janë gra, kurse një prej tyre do të jetë pjesë edhe e Regjimentit për operacione speciale.

Ministri i Mbrojtjes në fjalimin e tij të mbajtur sot, theksoi se këtë vit ARM-ja do ta shënojë ditëlindjen e saj të 25-të, njofton AIM.

‘Të gjitha këto vite, nga fillimi e deri sot, me mund dhe me përkushtim e ndërtojmë Armatën, e cila do të jetë e gatshme për mbrojtje të integritetit territorial dhe kombëtar të Maqedonisë dhe t’i kryejë të gjitha funksionet e tjera kushtetuese’, tha Jolevski. /Telegrafi/

Exit mobile version