Telegrafi

ARM në 2.5 GHz

Kompanitë kanë demonstruar versionin zhvillimor të procesorit me dy bërthama ARM Cortex-A9 i cili punon në taktin prej 2.5 GHz, takt ky deri tani më i larti për një çip ARM.

Procesori është i punuar në uzinat e Globalfoundries në procesin prodhues HPP 28-nanometërsh, në veçanti të adaptuar për ndërtimin e çipave të këtillë mobil. Procesi prodhues lejon zhvillimin e zgjidhjeve me shpenzim të ulët të energjisë dhe çipave të cilët kanë tension punues prej 0.85 V, por edhe të procesorëve me taktet e larta të punës sikurse që është zgjidhja e demonstruar. /Telegrafi/