Mbështetje dhe fjalë lavdëruese për stërvitje dhe rezultate të larta që ARM i tregon në përmbushjen e ndërveprimit të nevojshëm për anëtarësim në NATO, thanë bashkëbiseduesit të takimeve të shefit të SHM së ARM-së, jeneralnënkolonelin e NATO-s dhe armatave të partneritetit.
Siç kumtoi ARM, Veliçkovski takimet i ka realizuar dy ditëve të kaluara të konferencën e NATO-s të shefave për transformim, që po mbahet në selinë e Komandës Supreme të forcave aleate të NATO-s për transformim në Norfolk-SHBA.
Konferenca, që po mbahet me moton: “Përgatitu për të nesërmen, ndaje ardhmërinë” është hapur nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller dhe komandanti suprem i NATO-s për transformim, gjenerali Denis Mercier, ka për qëllim që përmes thellimit dhe avancimit të lidhjeve të ndërsjella dhe ndarje të zgjidhjeve inovative të pjesëmarrësve, të përmirësohet edhe efikasiteti i proceseve transformuese të NATO-s dhe armatave të partneritetit.
Në konferencën dyditpre, në pesë sesione të forumit, janë përpunuar tema për “Zhvillim të aftësive të ardhshme”, “Lidership, zhvillim profesional dhe drejtim të talentëve”, “Përmirësimi i procesit të vendimmarrjeve”, “Trende në logjistikë” dhe “Përmirësimi i ndjekjes agjile dhe zbulimi i përmirësuar dhe shkathtësia e shërbimeve të përbashkëta zbuluese në operacionet e ardhshme”.
Nga ARM theksojnë se rëndësia e kësaj konference e konfirmon edhe numrin e madh të pjesëmarrësve të funksioneve të larta udhëheqëse nga të gjitha 29 vendet anëtare të Aleancës së NATO-s, kombeve të partneritetit, komandon e NATO-s për transformim, si dhe përfaqësues nga industria ushtarake.