Telegrafi ju prezanton një prej talentëve më të mëdhenjë që ka Kosova në rrafshin ndërkombëtar, është ky sulmuesi 17 vjeçar Arlind Kukaj, tinejxheri që është duke mbajtur shpresat e të ardhmes për Los Blancos.
Arlindi dëshiron që në një të ardhme të jetë pjesë e ekipi të parë të Real Madridit dhe atë jo më larg se pas dy vitesh. Pos që pritet të shkëlqejë për fanellën e një prej klubeve më prestigjioze në botë, Arlindi dëshiron që në të ardhmen të luajë për përfaqësuesen e Kosovës, një ëndërr kjo që në fakt varet shumë nga trajnerët e tij në Spanjë, të cilët me çdo kusht e duan atë në kombëtaren spanjolle.
Përkundër faktit se ëndrra e tij për të luajtur një ditë për Kosovën mund të mos realizohet, Arlindit, i cili flet rrjedhshëm shqip, i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen me klubin e tij. /Telegrafi/