Site icon Telegrafi

Arlind Berisha fiton medaljen e artë në MMA në Kupën e Botës U23

Luftëtari i MMA nga Kosova, Arlind Berisha ka fituar medaljen e artë në Kupën e Botës për U23.

Sportistët e Kosovës po vazhdojnë me suksese në arenën ndërkombëtare, sidomos në sportet luftarake.

Tani, Kosova është bërë krenar nga luftëtari Arlind Berisha, i cili ka fituar medaljen e artë.

Berisha ka triumfuar në Kupën e Botës U23 në artet e përziera marciale (MMA), që po mbahet në Pragë të Republikës Çeke.

Kjo është medalja e parë për Federatën e Arteve Mikse Marciale, e cila debutoi me Arlindin në garat ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version