Arlind dhe Albian Ajeti ishin në fushë kundër njëri-tjetrit në ndeshjen Grasshopper -Basel, që u fitua nga mysafirët me rezultat 3-1.
Por kjo ndeshje për mbrojtësin e Grasshopper dhe kombëtares shqiptare, Arlind Ajetin.
Ai nuk do të mund të luajë futboll për pjesën e mbetur të vitit 2018, pasi u dëmtua nga vëllai i tij, Albiani.
Pas një përplasjeje midis tyre, mbrojtësi shqiptar pati dhimbje dhe shtrëngoi shpatullën duke kërkuar ndihmën mjekësore.
Ai e vazhdoi lojën, por pas pjesës së parë nuk u kthye më.
“Kjo është një situatë mjaft e sikletshme dhe më vjen shumë keq për vëllanë tim. Nuk është aspak e bukur që të nxjerrësh shpatullën”.
“Unë uroj që të kthehet sa më shpejt. Nëse është e shkruar, ne do të takohemi përsëri 20 herë, dy herë apo asnjëherë”.
“Por, kur të ndodh, më mirë do të jetë t’i evitojmë duelet nga pak me njëri-tjetrin”, ka thënë vëllai i vogël Albiani.
Mjekët rekomanduan ndërhyrje kirurgjikale për Arlind Ajetin dhe ai mund të mungojë me muaj të tërë. /Telegrafi/
Nos 3️⃣ buts inscrits hier lors de la victoire chez les Grasshoppers Zürich (1-3) ! 👊🏻🔴🔵 #GCZFCB #FCBasel1893 #zämmestark pic.twitter.com/ZgUfQ7xFOY
— FC Bâle 1893 🇫🇷 (@FC_Basel_fr) October 28, 2018