Telegrafi

Arlind Ajeti gjen qetësi dhe klub në Danimarkë

Arlind Ajeti më në fund është bërë me skuadër të re, pas 10 muajve pushim.

Qendërmbrojtësi shqiptar ndeshjen e fundit në futbollin profesionist e kishte luajtur në maj të vitit 2019 me fanellën e Grasshopperit.

Që nga ajo kohë, Ajeti nuk kishte gjetur asnjë skuadër, ose thënë ndryshe nuk kishte pranuar ofertat e tyre.

Arlind Ajeti. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Edhe pse pritej rikthimi i tij në tokën shqiptare, pasi kishte oferta nga Tirana e Shkëndija e Tetovës, Ajeti ka vendosur të vazhdoj në Evropë.

26-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në Skandinavi, pasi ka arritur marrëveshje me klubin nga Liga e Dytë e Danimarkës, Velje.

Ajeti tanimë ndodhet në Danimarkë dhe ka filluar stërvitjet me klubin bardhekuq.

Ish-anëtari i Torinos, Frosinones dhe Crotones pritet të nënshkruajë gjatë ditëve të ardhshme një kontratë afatgjate me Vejlen.

Vejle ndodhet në Ligën e Dytë dhe është aktualisht në pozitën e parë me hapa të mirë drejt rikthimit në Superligën daneze.

Në këtë skuadër luajnë edhe dy mesfushorët shqiptarë, Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli. /Telegrafi/