Telegrafi

Arlind Ajeti gjen golin me Cluj, ndihmon skuadrën të ngjitet në vendin e parë

Arlind Ajeti ka gjetur rrugën e rrjetës me CFR Cluj në barazimin 3-3 ndaj Poli Lasi.

Goli i Ajetit i mundësoi Clujit të merr një pikë shumë të rëndësishme në “Stadionul Emil Alexandrescu”, në sfidën e javës së 16-të të elitës së futbollit në Rumani.

Arlind Ajeti shënoi në minutën e 39-të me një gjuajtje në stilin e sulmuesit, kur rezultati ishte 2-1, duke i dhënë barazimin momental skuadrës së tij.

Në fund sfida u mbyll me barazimin 3-3, me Poli Lasi që renditet në vend të dhjetë me 18 pikë.

CFR Cluj i Arlind Ajetit, pas këtij barazimi kryeson renditjen me 31 pikë.

Në këtë ndeshje te Cluj mungoi Ermal Krasniqi i cili është bashkuar me Kosovën për ndeshjen kundër Izraelit. /Telegrafi/