Site icon Telegrafi

Arkivoli i artë në Panairin e Veronës

Arkivoli ka çmimin 381.000 dollarë, derisa fustani i nusërisë me një qafore diamanti, stil cacnani dhe me lëkurën e një ketri ngjyrë rozë kushton 220.000 euro.

Në gjërat më tradicionale bënë pjesë edhe një barkë me motor Ferrari dhe një piano e zbukuruar me kristale, çmimet e të cilave nuk u bënë publike.

Karrigia e mbuluar me lëkurën e 20 krokodilëve, e dekoruar me ar, diamante dhe rubinë shitej për 200.000 euro, një tavolinë bilardoje e punuar me dorë këmbët e së cilës janë zbukuruar me ar ka çmimin 60.000 euro.

Kriza ekonomike duket se nuk ka ndikuar në shijen e luksit– një hordhi e madhe njerëzish ia mësyu panairit tradicional ditën e hapjes në qytetin verior italian, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 1 mars. /Telegrafi/

Exit mobile version