Site icon Telegrafi

Arkivole në formë rakete, libri, anije ose kafshëve

Në shtetin afrikan varrimet përcillen me ceremoni të shumta të cilat organizohen për nderë të anëtarit të ndjerë të familjes për ta përcjellë në banesën e fundit me stil.

Punëtoria e zdrukthëtarisë dhe artit Kane Kwei në rajonin Teshie punon arkivole në të gjitha format e mundshme të cilat mund të jenë edhe simbol i profesionit të personit të vdekur.

Eric Adjetey Anang është piktor dhe drejton punëtorinë Kane Kwei të cilën e kishte themeluar gjyshi i tij. Tradita kishte filluar që kur kishte qenë gjyshi i tij gjallë. Sot kjo punëtori punon mirë dhe ka tetë shegertë. Kur të përfundojnë praktikën, ata do të hapin punëtoritë e tyre. Në rajonin Teshie ekzistojnë tri punëtori të tilla.

“Familja e të ndjerit vendosë për formën e arkivolit. Shpesh i punoj në formë peshku. Kur njerëzit vijnë në punëtori, megjithatë unë përpiqem tua mbushë mendjen që të vendosin për ndonjë formë të re dhe origjinale, sepse më pëlqejnë sfidat. Një herë kam bindur një familje që për anëtarin e vdekur të familjes së tyre i cili ishte muzikant arkivoli më i mirë do të ishte në formë ksilofoni. Këtë e kam bërë pasi forma e kitarës dhe pianos janë shumë klasike. Një njeri tjetër më ka lutur t’ia punoj arkivolin ën formë të Hummerit”, tha Anang.

Punimet e tij janë të ekspozuara në disa muze, si në atë të Parisit Quai Branly. Momentalisht ai është në bisedime me disa dizajnues për ta zgjeruar biznesin e tij.

Arkivolet e punuara në Kane Kwei kushtojnë ndërmjet 327 deri në 534 euro, dhe janë deri në katërfish më të shtrenjtë se arkivolet tradicionalë, por kjo është shumë e papërfillshme e parave në raport me paratë që shpenzohen për një ceremoni varrimi ose kortezh në Ganë, shkruan “France24”.  /Telegrafi/

Exit mobile version