Site icon Telegrafi

Në Maqedoni botohen libra për të bëmat famëkeqe të UDB-së

Arkiva shtetërore e Maqedonisë ka promovuar sot edicionin e librave ”Fletët e zeza të UDB-së”, që përbëhet nga 13.000 faqe, përmes shfrytëzimit të raporteve të bëra në mënyrë të paautorizuar nga policia sekrete, në lidhj eme zhvillimet në Maqedoni, nga viti 1945 e deri në vitin 2000, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky botim përmban 16 libra, të ndarë në disa vëllime me ” histori të ndaluara” që u promovuan me moton ”Historia që pritet të zbulohet”.

Për drejtorin e Arkivës, Filip Petrovski, ky botim është dëshmi për një nga kohët kur është ndaluar çdo mendim përparimtar që nuk është përputhur me elitat e pushtetit./Telegrafi/

Exit mobile version