Në Komunën e Ferizajt, arkiva e dokumentacioneve janë lënë nëpër korridore të kësaj komune.
Një qytetar i Ferizajt, i cili i ka dërguar disa fotografi në adresë të Telegrafit ka treguar se arkiva e komunës është lënë në “mëshirë të fatit”.
“Dokumentet e Komunës së Ferizajt. Arkiva e Komunës është në rrezik për shkak të moskujdesit të administratës komunale”, ka thënë ky qytetar.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë me drejtorin e Administratës së kësaj komune, Faruk Hyseni, mirëpo ai ka thënë se është i zënë me disa obligime.
Edhe pse ai ka premtuar se gjatë ditës së martë do të kthente një përgjigje, këtë gjë nuk e ka bërë. /Telegrafi/