Imagjinoni të jetoni shëndetshëm dhe në ajër të pastër në Prishtinë, në një lagje të tillë, ku përveç shtëpisë luksoze keni edhe shumë benefite të tjera.
Në mesin e dy parqeve më të famshme të kryeqytetit, atij të Gërmisë dhe Taukbahqes po ndërtohet lagjja e cila po konsiderohet si mushkëritë e kryeqytetit. Me lidhshmëri të shpejtë me qendrën e qytetit por në një lokacion të qetë e të pastër ku nuk do të brengoseni për të rritur fëmijët tuaj, Vargu i Blertë, do të jetë po aq i blertë sa edhe vetë emri i tij.
Arkitektura moderne e 48 shtëpive të ‘Vargut të Blertë’ ka një koncept unik urban. Shtëpitë janë të veshura me fasadë dhe tulla që i japin identitet të veçantë kullës ekologjike të banimit. Lagjja ka sistem efiçient ventilimi – me pompa termike për ngrohjen e tërësishme të kompleksit dhe mekanizma të ftohjes për të krijuar freski gjatë ditëve të verës.
SHIKO KËTU TË GJITHA TIPET E SHTËPIVE
Afër keni edhe kopshtin, shkollën fillore e të mesme, që janë publike dhe u japin mundësi fëmijëve tuaj të socializohen pa u izoluar tërësisht brenda një hapësirë të kufizuar në mes të lagjes.
Ju do të keni mundësi të zgjedhi tipologjinë e shtëpisë që dëshironi, e pavarësisht se çka zgjedhni nga të gjitha do të keni pamje piktorese, duke shijuar jeten e qetë dhe private pa qenë larg qendrës së qytetit.
Pjesa ideale për të jetuar shëndetshëm dhe në kryeqytet është Vargu i Blertë, duke plotësuar çdo kriter dhe kërkesë që mund të keni kjo lagje po bëhet një me natyrën duke qenë e para, e vetmja edhe më e veçanta e llojit të saj.
Vlen të ceket se pronësia për shtëpi tek Vargu i Blertë është e përherëshme dhe jo 99 vjet.
Për më shumë informacione kontaktoni në:
Facebook: Pozhegu Brothers
Nr.tel: 045 543 222
E-mail: pozhegubrothers@gmail.com