Arkitekti italian, Stefano Boeri, lansoi një kampanjë globale për të promovuar pylltarinë urbane.
Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, Boeri dëshiron të punojë më shumë në këtë drejtim në mënyrë që të shoh më tepër gjelbërim në qytete.
Kampanja fton të gjithë ata që interesohen në këtë çështje përfshirë dhe arkitektetët e tjerë; studiuesit, zhvilluesit e pasurive të pandushme dhe organizatat jo-qeveritare.
Aktualisht qytetet i zënë më shumë se 70 për qind të emetimeve globale të dioksidit të karbonit.
Pyllëzimi urban gjithashtu i shërben ekosistemit, duke e pastruar ajrin si dhe ndihmon në luftimin e temperaturave të larta.
Arkitekti është i njohur për planet e tij pyjore urbane, si “Vertical Forest Towers” në Milano të Italisë dhe për një projekt tjetër në Kinë i njohur si “Liuzhou Forest City”. /Telegrafi/