Site icon Telegrafi

Arkitekti i verbër

Chris Downey, konsulenti i suksesshëm i arkitekturës, para dy vitesh filloi të punojë në një studio prestigjioze të arkitekturës. Vetëm disa javë më vonë, e vërejti se diç nuk është në rregull me sytë e tij. Mjekët zbuluan tumor te nervat optike dhe urgjentisht iu nënshtrua operacionit. Pas operacionit gjithçka i dukej e mjegullt megjithatë shihte, por pesë ditë më vonë u verbua krejtësisht.

U kthye në studion e tij, por askush më nuk po ia shihte hajrin dhe e priste largimi nga puna. Disa ditë para se të largohej nga puna, njohu një inxhinier të kompjuterëve për të verbër i cili ia punoi online hartat me printerin për të verbër.

Ai filloi të përdorë të njëjtën taktikë dhe vërejti se me ndihmën e prekjes ka mundësi për perceptim krejtësisht tjetër të hapësirës. Duke prekur me gishta vizatimet kishte ndjenjën sikur po ecte nëpër ndërtesë, që i ndihmoi për ta përjetuar më shumë hapësirën.

Falë kësaj aftësie, shumë studio të arkitekturës sot rregullisht kërkojnë shërbimet e tij, shkruan The Antlantic. /Telegrafi/

Exit mobile version