Site icon Telegrafi

Arkitektët: Plani rregullues, sfidë e rëndësishme

“Në radhë të parë hartimi i planit rregullues është një sfidë e rëndësishme për të gjithë ne, ku transparenca gjithashtu është një element bazë në suksesin e këtij plani për Tiranën”, tha ai duke shtuar se "vlerësimi që po i bëhet universiteteve për rolin e tyre në këtë plan është vërtetë i thelbësor”.

Ndërsa rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, tha se “universitetet do e bëjnë çështjen e planit rregullues objekt të rëndësishësh në diskutimet auditoriale për ti shërbyer më së miri qytetit të Tiranës”.

Arkitekti, Besnik Aliaj i tha Telegrafit se “proçesi i konsultimeve për planin rregullues të Tiranës është i rëndësishëm por nuk duhet të hyjnorizohet”. “Duhet të shprehim vullnet dhe kurajo për planin rregullues të Tiranës, e cila është një sfidë për të gjithë ne”, tha ai.

Ndërsa intelektuali Kujtim Çashku e konsideroi qendrën e Tiranës si “tenxhere me presion”.“Qendra e Tiranës është shndërruar në një “tenxhere me presion” si pasojë e ngërçit që ka shkaktuar në trafikun e Tiranës dhe tensionimin e qytetarëve të Tiranës”, tha ai.

Zoti Çashku theksoi se “ shtensionimi i qyetit të Tiranës duhet të vijë pasi të aplikohet një park Vienez, i cili do të nxirrte rrugët jashtë qendrës dhe do të kishte efekt imediat për çlirimin e qytetit”.

Grupi për planin rregullues të Tiranës, i ideuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, përbëhet nga grupi strategjik, i cili formohet nga shoqëria civile dhe ajo universitare dhe grupi teknik, i cili ka për detyrë aplikimin në praktikë të planit rregullues për qytetin./Telegrafi/

 

Exit mobile version