Telegrafi

Arkitektët patjetër duhet ti kenë këto aplikacione

Në një kombinim të aplikacioneve, ja disa nga ato që do të ndihmonin më shumë inxhinierët në punën e tyre.

Meqenëse arkitektët gjatë tërë kohës kanë nevojë të mbajnë shënime dhe të vizatojnë idetë e tyre, atëherë mund të shfrytëzojnë SketchBook Mobile.

Ky aplikacion ofron brusha dhe lapsa, me të cilët mund të vizualizoni idetë e juaja.

Pa pasur nevojë të shkoni në zyrë, mund të shfrytëzoni Autodesk AutoCAD 360, që ofron mundësi të shikimit, editimit dhe shpërndarjes së punimit tuaj.

Është e përkryer për vende të hapura, ku punët mundtë kryhen në tablet në momentin e fundit.

Nëse ju nevojiten ide të reja në formatin 3D, hyni në GrabCad ku ka modele të pafundme të punimeve.

Po ashtu në këtë aplikacion, mund të vendosni edhe punimet e juaj që i keni realizuar në këtë format.

Të gjitha këto aplikacione, janë në dispozicion si për Android po ashtu edhe për iTunes./Telegrafi/