Telegrafi

Arkitektët kërkojnë të përfshihen në projektin për Qendrën Klinike në Shkup (Video)

Asociacioni i Arkitektëve të Maqedonisë (AAM) ka kërkuar përfshirjen e tyre në debatin për lokacionin e ri për Klinikën Qendrore në Shkup. Ata ankohen se mendimet eksperte po anashkalohen, respektivisht qeveria i bën analizat pa konsultuar institucionet relevante që merren me arkitekturë dhe planifikimin e hapësirës.

Ata rekomandojnë që Qendra Klinike Universitare të ndërgohet në lokacion të ri në Komunën e Karposhit, ku akoma ekziston plan urbanistik prej vitit 2001, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ivan Arsoski nga Asociacioni i Arkitektëve të Maqedonisë tha që hapësira e re e e planifikuar për qendrën klinike univerzitare është 4 herë më e madhe se kjo e tanishmja. Kjo hapësirë planifikohet të përfshijë qendër urgjence, universitet mjekësor dhe shumë reparte të tjera.

Arkitektët janë të mendimit që lokacioni e Qendrës Klinike doemos duhet të ndryshohet, për shkak se lokacioni ekzistues është i ndikuar shumë nga komunikacioni i dendur./Telegrafi/