Telegrafi

Arkitektët e Kosovës nisen në Shqipëri për verifikim banesave, kurse gastronomët do të shërbejnë me mish të skarës banorët e prekur nga tërmeti

Iniciativat e ndihmës për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri nuk po ndalen, kështu kanë ofruar edhe Asosacioni i Arkitektëve të Kosovës që të kontrollojë për sigurinë e objekteve kurse Shoqata e Gastronomëve të Kosovës do të shërbej me ushqim gjatë ditës së nesërme.

Iniciativave për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Shqipërisë që u goditën nga tërmeti në orët e hershme të së martës kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale e për të siguruar qytetarët se a janë të sigurta vendbanimet e tyre do të ndalin në ndihmë Asosacioni i Arkitektëve të Kosovës ka bërë të ditur iniciatori Visar Geci.

“Qëllimi është që të mobilizohen sa më shumë inxhinierë të ndërtimtarisë në mënyrë që të shkojmë në Shqipëri dhe të bëjmë verifikimin e objekteve që janë të rrezikuara për banim pas tërmetit që ka ndodhur atje”, shprehet për RTV Dukagjinin, Visar Geci.

Kurse nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, Shpat Hashani, ka thënë se kontributet e të gjithëve do i shndërrojnë në vlera ushqimore.

“Ne si shoqatë kemi vendosur që kontributet e grumbulluara nga lokalet dhe restorantet t’i shndërrojmë në racione ushqimore. Ne po mendojmë që të dërgojmë në vendet e prekura një skarë të madhe e që t’u shërbejmë mish aty për aty”, deklaroi  Shpat Hashani nga Shoqata e Gatronomëve të Kosovës.

Të gjithë ata që duan ti bashkëngjiten nismës së Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës mund të ndihmojnë duke i përkrahur financiarisht, mjete të cilat do të përdoren për blerje të ushqimit. /RTV Dukagjini/Telegrafi/