Site icon Telegrafi

Arkëtim rekord për Juven

Andrea Agngelli është i kënaqur nga rezultatet e Juventusit të tij, në fushë dhe jashtë saj, edhe pse e shikon të ardhmen me shumë vëmendje.

Presidenti i Juventusit ka përpiluar relacionin e përvitshëm financiar që do t’ju prezantohet aksionarëve në 25 tetor, me Gazzetta dello Sport që zbulon pasazhe mjaft interesante, duke nisur nga lajmet e mira për sa i përket llogarive me Agnellin që shprehet.

“Bilanci që prezantojmë është dëshmia e grintës që ka dallur Juventusin e këtyre 6 viteve të fundit, tradita e këtij klubi është dhe do të jetë fitorja, dhe mbështetja ekonomike financiare me të cilën operojmë karakterizohet nga përputhshmëria në raport të drejtë me rezultatet sportive.”

Gjithsesi përtej prezantimit qershia mbi tortë në raportin e Agnellit ka të bëjë më zërin e të ardhurave me Presidentin që shkruan.

“Një arkëtim prej thuajse 388 milionë eurosh, përfaqëson rekordin historik të bilancit të Juventusit, që për të dytin vit radhazi regjistron një përmirësim prej më tepër s 4 milionë eurosh. Juventusi është në duar të sigurta dhe ka perspektivë të mirë zhvillimi, por duhet të vazhdojë të përmirësojë si arkëtimet ashtu dhe të përmirësojë menaxhimin.”

Agnelli vijon më tej se Juvenusi duhet të rritet me metodën e auto-financimit dhe e ardhmja ofron sfida të mëdha, edhe për arsyen se pjesa më e madhe e arkëtimeve garantohen nga pjesëmarrja e vazhdueshme në Ligën e Kampionëve e ku që nga 2018 do të jenë 4 skuadrat italiane që do të marrin pjesë.

Exit mobile version