Një arkëtar në një dyqan ka treguar një ngjarje që e la atë të “tronditur” pasi që një konsumator i rregullt papritmas i tregoj atij se e ka emëruar në testamentin e tij.
Por ajo që mund të tingëlloi si një gjest i mirë, e ka bërë punëtorin të ndihet në siklet, pasi që ai frikësohet se i moshuari që deshi të bënte mirë mund ta dërgojë atë drejt telasheve.
Punëtori anonim shpërndau ngjarjen e tij në internet pasi që ai mësoi se do ta përfitonte gjysmën e pasurisë së një “konsumatori të moshuar”, shkruan The Mirror, përcjell Telegrafi.
Duke e bërë një postim në Reddit, ai shpjegoi se kjo kthesë e papritur e ngjarjeve erdhi pasi që një konsumator i cili thotë se “nuk ka të bëjë më asgjë me fëmijët e tij”, e finalizoi testamentin e tij.
Dhe ai vendosi që të ndajë gjithçka në mes të një organizate bamirësie dhe punëtorit, duke e befasuar atë tej mase.
Gjithsesi, në vend se ta mirëpres lajmin, punëtori në fjalë dëshiron që konsumatori të ndërrojë mendje.
Duke treguar për reagimin e tij në lidhje me këtë ngjarje, përdoruesi me emrin Throwaway05july2022 shkroi: “Jam i shqetësuar se pasi që ai të vdesë, unë do të hetohem nga policia, ata do të mendojnë se isha unë ai që e shtyva ta ndërroi testamentin apo se kam bërë diçka tjetër”.
“Mbi të gjitha, kush është ai person i cili ja lë gjysmën e pasurisë arkëtarit në dyqanin e tij të lagjes?”, vazhdoi tutje shkrimin e tij ai. /Telegrafi/