Site icon Telegrafi

ARKEP nga sot me Bord të ri

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) nga sot ka bordin e ri , i cili kryesohet nga Kreshik Gashi.

Gashi, ka qenë sekretar i Përgjithshëm në Mistrinë e Punëve të Jashtme ndërsa anëtarë tjerë janë emëruar Shqiprim Pula, Njazi Ademaj, Hazir Hajdari dhe Bahri Anadolli.

Kryetari i ri i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi gjatë marrjes së detyrës së re tha se si Bord i ri i presin sfida të mëdha dhe u zotua se do të jetë transparent dhe të rrisë transparencën dhe se sipas tij do të krijojnë kushte sa më të mira në favor të qytetarëve. Gashi këto deklarata i bëri gjatë marrjes së detyrës së re nga ish-kryetari i Bordit të ARKEP-it, Ekrem Hoxha.

“Kjo fushë sigurisht është shumë me rëndësi ka pasur një zhvillim revolucionar në 5-10 vitet e fundit . Për këtë arsye edhe rregullimi nuk është gjithmonë i lehtë është sfidues dhe sigurisht që parashihet edhe në të ardhmen me qenë sfidues. Për shkak që teknologjia zhvillohet edhe gjithmonë në presionin e krijimit të një ambient konkurrentë , transparent të konkurrencës së lirë mes operatorëve. Po shpresoj dhe po besoj që me kolegët e ri me të cilët jemi në bord do të kemi bashkëpunim të plotë edhe mirëkuptim në mënyrë që marrim vendime kolegjiale të cilat e avancojnë sektorin e vazhdojnë të rrisin transparencën dhe konkurrencën e po ashtu në anën tjetër të krijojnë kushte sa më të mira për konsumator e kjo sidomos është me rëndësi për neve për shkak të moshës mesatare ku komunikimi elektronik është esencial për zhvillim ekonomik”, tha Gashi.

Gjatë pranimit të detyrës bordi i ri u informua nga bordi i vjetër për të arriturat dhe sfidat e institucionit që tash ata kanë marrë përgjegjësi ARKEP. /Telegrafi/

Exit mobile version