Site icon Telegrafi

Arkeologu Goddard shpjegon rëndësinë e kishës së zbuluar në Harilaq

Në Ulpianën antike po vazhdojnë gërmimet arkeologjike në hapësirën ku vitin e kaluar u zbulua një mbishkrim i veçantë i Perandorit Justinian (527-565).

Gërmimet po udhëhiqen nga arkeologët Christophe Goddard, nga Universiteti “Ecole Normale Supérieure” në Paris, Arben Hajdari nga Universiteti i Prishtinës dhe Milot Berisha nga Instituti Arkeologjik i Kosovës.

Goddard gjatë një bashkëbisedimi ditë më parë me kryeministrin Albin Kurti i cili ishte për vizitë në këtë lokacion, bëri të ditur se nga gërmimet kanë arritur të kuptojnë se kjo është një kishë shumë e vjetër.

“Në Dardani ka pasur kisha të tjera si kjo në Harilaq. Është një kishë pothuajse si kjo kështu që mund të themi se si tipologji janë ndërtuar nga administrata e Justinianit në Dardani dhe nga aty pastaj është përhapur. Kjo kishë është shumë interesante dhe është shumë origjinale sepse keni pjesën e brendshme të një abside që duket në formë të rrumbullakët dhe imagjinoi se tavani këtu është dyfishi i distancës në mes këtu dhe këtu, 12 metra lartësi në pjesën e parë dhe në pjesën tjetër me lartësi 20 metra, kështu që kemi të bëjmë me një ndërtesë gjigante”, ka thënë Goddard. /Telegrafi/

 

Exit mobile version