Telegrafi

Arkeologu amator gjeti një stoli 800-vjeçare, pesë vjet pas gjetjes së varëses së vjetër që e shiti për 145 mijë funte (Foto)

Kërkimet në një fermë në Norfolk të Anglisë, rezultuan të suksesshme për një arkeolog amator, që bën kërkime me detektorin për metal.

Tom Lucking ka gjetur një kapëse ari 800-vjeçare, të dekoruar me gurë të çmueshëm me ngjyrë rozë, transmeton Telegrafi.

“Ndalova dhe e admirova për një kohë, pasi e gjeta gjatë kërkimeve në kohë të lirë” ka thënë Lucking.

Kapësja me gurë të çmueshëm

Kjo nuk është gjetja parë e vlefshme që ka bërë ai, meqë para pesë vitesh, kishte hasur një një varëse ari që i përkiste epokës anglo-saksone.

Varësja që e ka shitur për 145 mijë funte

Gjetjen ai e vuri në ankand, ku e shiti për 145 mijë funte, duke i ndihmuar që të blejë pajisje të reja si dhe më shumë motiv për kërkime arkeologjike. /Telegrafi/