Në Jinan të Kinës janë zbuluar varret pesë mijëvjeçare, të njerëzve që kanë pasur përmasa shumë të mëdha trupore.
Gjetjet tregojnë se ata ishin të gjatë rreth dy metra, që është madhësi enorme për atë kohë, kur njerëzit ishin shumë të shkurtër, transmeton Telegrafi.
Madje, me matjet që janë bërë para dy vitesh, del se gjatësia mesatare e një njeriu të rritur nuk është më e gjatë se 1.75 metra.
“Ata kishte kushte të mira banimi dhe ushqeheshin me gjëra të pasura, prandaj trupi tyre është rritur. Panë tyre u gjetën edhe stoli të çmuara” është thënë raportin e arkeologëve lidhur me rastin.
Deri më tani janë hapur 205 varre, që besohet se iu përkasin një shoqërie mjaft të pasur, ndërsa hulumtimet janë në faza fillestare. /Telegrafi/
https://youtu.be/8LpbceP0GrE