Site icon Telegrafi

Arkeologët në Londër zbulojnë një rrugë romake 2000 vjet të vjetër

Gjatë gërmimeve në rrugën Old Kent në Londër, arkeologët gjetën prova fizike të një rruge të lashtë romake.

Rruga Wating u ndërtua pas pushtimit romak të Britanisë në vitin 43 pas Krishtit, sipas një njoftimi për shtyp të mërkurën nga Londra Borough of Southwark.

Para këtij zbulimi, kishte shumë pak prova që mbështesnin lokacionin e saktë të rrugës së lashtë romake, përcjell Telegrafi.

Seksione të rrugës 2000-vjeçare u zbuluan nga një ekip arkeologësh nga Muzeu i Arkeologjisë së Londrës (MOLA).

“Është një zbulim kyç për kërkimet arkeologjike për Londrën”, tha Gillian King, drejtor i arkeologjisë në RPS.

Bëhet e ditur se seksioni i rrugës së lashtë romake ishte i ruajtur mirë, me shtresa të dallueshme të dukshme, duke ndihmuar ekspertët të kuptonin më mirë ndërtimin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version