Telegrafi

Arkeologët në Izrael kanë zbuluar një vezë pule të paprekur një mijë vjeçare

Arkeologët nga Izraeli bënë gërmime në qytetin e Yavne dhe gjetën një vezë pule të paprekur rreth 1.000 vjet të vjetër, e cila konsiderohet si një nga më të vjetrat në botë, njoftoi Autoriteti Izraelit i Antikiteteve (IAA).

“Ky është një zbulim shumë i rrallë në Izrael dhe në botë. Gjetja e copave është gjithmonë një zbulim interesant kur jemi duke punuar në gërmime, por është relativisht e zakonshme, por gjetja e një veze të tërë është me të vërtetë një fenomen unik”, tha Dr. Lee Perry nga IAA, shkruan Jerusalem Post.

Veza u gjet në një zonë që daton nga periudha Bizantine (nga shekulli 4 deri në VII pas Krishtit).

Zbulimi i një veze një mijë vjeçare

“Ruajtja e shkëlqyeshme e vezës është ndoshta për shkak të kushteve në të cilat ajo qëndronte për shekuj, e mbrojtur në një rezervuar septik me mbetje të buta njerëzore. Ajo e ruajti atë aq mirë”, tha menaxheri dhe arkeologu i IAA Alla Nagorsky.

“Edhe sot, vezët rrallë mbijetojnë gjatë në paketimin e kartonit në supermarkete. Kjo është e mahnitshme të mendosh se është një zbulim 1000-vjeçar”, shton ai.

Veza e gjetur në qytetin e Yavne më tej u plas dhe u thye pasi u hoq nga vendi ku u zbulua, por shumë shpejt u rikthye në gjendjen e saj origjinale në laboratorin e Administratës së Antikiteteve. /Telegrafi/