Fabrika e birrës, e zbuluar nga arkeologët në qytetin egjiptian Abydos dhe me një kapacitet prodhimi prej 22,400 litrash, ndahet në tetë ndarje me 40 tenxhere balte secila për të ngrohur një përzierje të drithërave dhe ujit.
Arkeologët kanë zbuluar një fabrikë birre 5,000-vjeçare në qytetin egjiptian Abydos që mund të prodhojë mijëra galonë birrë, tha Ministria Egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve, transmeton Telegrafi.
Ministria shton se fabrika e birrës ndoshta daton nga mbretërimi i mbretit Narmer, mbreti i fundit i periudhës para-dinastike (3300-2900 para Krishtit).
Matthew Adams i Universitetit të New York-ut dhe një nga udhëheqësit e misionit egjiptiano-amerikan që zbuloi vendin arkeologjik, tha se ai dhe kolegët besojnë se birra ishte përdorur gjatë ritualeve të varrimit mbretëror të mbretërve më të hershëm të Egjiptit.
Hulumtimet e hershme në të njëjtën zonë sugjerojnë se birra është përdorur gjatë riteve të flijimit.
Fabrika e birrës, kapaciteti prodhues i së cilës ishte 22,400 litra, u nda në tetë seksione me 40 tenxhere balte secila për ngrohjen e një përzierjeje të drithërave dhe ujit.
Zyrtarët egjiptianë po shkruajnë për artefaktet e sapo zbuluara, duke kërkuar të ringjallin turizmin pasi industria e turizmit në Egjipt është shkatërruar nga pasojat e pandemisë së coronavirusit.
Fluturimet ndërkombëtare në Egjipt u pezulluan në mars të vitit të kaluar. Vendet arkeologjike dhe muzetë janë mbyllur.
Fluturimet tregtare rifilluan vetëm në korrik dhe numri i turistëve që vizituan vendin ra nga 13.1 milionë gjatë vitit 2019 në tre milionë e gjysmë në 2020. /Telegrafi/