Site icon Telegrafi

Arkeologët gjejnë një kalë të ruajtur mirë, të mbuluar nga hiri i vullkanit Vezuf (Foto)

Mbetjen e një kali që ngordhi gjatë vitit 79 Të Erës Sonë, kur shpërtheu vullkani Vezuf, janë gjetur së fundmi nga arkeologët.

Ekspertët kanë thënë se kafsha e lidhur për një rrip me mbajtëse bronzi, kishte trup të madh të dhe të zhvilluar, si dhe ishte i mbajtur mirë, transmeton Telegrafi.

Erupsioni katastrofik që prodhoi qindra tonelata të lavës dhe gazit toksik, e mbyti dhe ngurosi atë, bashkë me kuajt tjerë që ndodheshin në stallë.

Atë e kanë gjetur në periferi të Pompeit, në themelin e një ndërtese të madhe, që besohet të ketë qenë e ndonjë oficeri ushtarak. Bashkë me të janë edhe dy kuaj tjerë, po kanë dëmtime të konsiderueshme në trup.

Njëjtë nuk ndodhë edhe me gjetjen kryesore, të cilit i është ruajtur edhe një shtresë e butë e lëkurës, fal mbështjellësit që nuk ka lejuar depërtimin e ajrit.

Gjetja po besohet se mund të ndihmojë shumë, për të zbuluar se çfarë përmasa kishin dhe si jetonin kafshët në atë kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version