Telegrafi

Arkeologët e Pompeit zbulojnë pikturën 2,000 vjeçare të “picës”

Arkeologët në qytetin e lashtë romak të Pompeit kanë zbuluar një pikturë që përshkruan atë që mund të jetë pararendësi i picës italiane.

Buka e sheshtë e përshkruar në afreskun 2,000-vjeçar “mund të jetë një paradhës i largët i pjatës moderne”, tha ministria e kulturës e Italisë.

Por, i mungojnë përbërësit klasikë për t’u konsideruar teknikisht si pica, transmeton Telegrafi.

Afresku u gjet në sallën e një shtëpie pranë një furre buke gjatë gërmimeve të fundit në vendin në Italinë jugore.

Zbulimi u bë këtë vit gjatë gërmimeve të reja të “Regio IX” në qendër të Pompeit, një nga nëntë lagjet ku ndahet vendi antik. /Telegrafi/