Telegrafi

Arka e shtetit mbushet nga taksat e veturave

Sipas një llogaritje të bërë, del se një qytetarët i Kosovës vetëm për taksa shtetërore paguan fiks 150 euro për ta regjistruar veturën.

Taksat shtetërore që qytetaret i paguajnë sipas përfaqësuesve të kompanive të sigurimeve janë: 25 euro vazhdim libreze, 40 euro taksë rrugore, 10 euro taksë ekologjike, 10 euro taksë komunale, 10 euro ndërrim libreze, 25 euro ndërrim pronari dhe 20 euro për tabela, shkruan “Tribuna”.

Përveç këtyre parave, në buxhetin e Kosovës derdhen edhe miliona euro nga importi i veturave. Sipas Doganave të Kosovës brenda vitit në vendin tonë hynë nga 18000 -20000 vetura, ku vlera e parave të grumbulluara nga importi i tyre sillet nga 80-100 milionë euro në vit. /Telegrafi/