Shfaqja “Arka” ka fituar çmimin kryesor njëherësh është shpallur ‘shfaqja më e mirë e festivalit’ në edicionin e 22-të të Festivalit Ndërkombëtar Teatror ‘Actor of Europe’ në Prespë të Maqedonisë.
Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale nga Mentor Zymberaj, autori i shfaqjes.
“Shfaqja ARKA (BOX) fiton Çmimin Kryesor – SHFAQJA MË E MIRË E FESTIVALIT në edicionin 22 të Festivalit Ndërkombëtar Teatror “ACTOR OF EUROPE”, në Prespë, Maqedoni”, ka shkruar ai.
Tutje, aktori i njohur theksoi: “URIME ekipit të shfaqjes”.
Shfaqja është realizim i Shtëpisë Teatrore Filmike AKT e cila këtë vit shënon 30 vjetorin e saj jubilar.
Të shumta qenë urimet që pranoi në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit, duke e vlerësuar kështu punën e Zymberajt. /Telegrafi/