Edhe pse garon në ngjyrat e Italisë, Arjola Trimi është fituese e një medaljeje të artë në not gjatë garave Paralimpike në Tokio.
Ajo e kaloi britaniken Challis dhe rusen Shishova, duke i dhënë Italisë medaljen e shtatë të artë, transmeton BusinessMag.
E lindur në Shqipëri në vitin 1987, Arjola merr medaljen e saj të dytë, ndërkohë që vuan nga kuadripareza degjenerative spastike, një paralizë e pjesshme e gjymtyrëve.
⏪RECAP:#Silver in Rio➡️#Gold at #Tokyo2020 for Arjola Trimi of #ITA in the Women's S3 50m Backstroke 👏
Ellie Challis of #GBR and Iuliia Shishova of #ROC marked their #Paralympics debuts with places on the podium in 2nd and 3rd respectively 🔥 #ParaSwimming pic.twitter.com/LWMF5CRgbV
— Paralympic Games (@Paralympics) August 29, 2021
Për mikrofonat e Rai Sport, notarja foli për emocionet e saj, duke u përpjekur të shpjegojë ndjenjën e jashtëzakonshme në not dhe me ujin që për të është sinonim i lirisë:
“Unë jam një tigër, nuk e prisja në një kohë kaq të shkurtër. Jam vërtet e lumtur. Mendoj se uji më ka dhënë diçka magjike, ka diçka që më shtyn, është liri absolute, më ndihmon të jap më të mirën në momentet më të vështira”.
“Falë familjes sime, nëse nuk do të ishin ata nuk do të isha kjo që jam. Falë burrit tim që më ka shoqëruar gjithmonë në këto lojëra, ne ndamë gjithçka. Më duhej ta bëja elasticitetin pikën time të fortë”.
Woah! Arjola Trimi wins the Women’s 100m Freestyle S1 in speedy fashion 👊 #GOLD Arjola Trimi #ITA #SILVER Leanne Smith #USA #BRONZE Juliia Shishova #RPC #ParaSwimming #Paralympics #Tokyo2020
— Paralympic Games (@Paralympics) August 30, 2021