Aktorja e njohur shqipare, Arjola Demiri, tash e një kohë ka rrëmbyer vëmendjen e faqeve rozë ndonëse vazhdon të jetë ‘nënë beqare’.
Ajo së fundmi ishte pjesë e emisionit “Shiko kush Luan” së bashku me aktorët e tjerë të filmit “I Love Tropoja”.
Gjatë lojës “Ndaje ose zhvishu”, secilit prej aktorëve iu bë nga një pyetje më ndryshe dhe natyrisht se më pikante.
Meqenëse Arjola është shprehur më parë se do pranonte të luante në një film me skena erotike, pyetja e saj ishte se me cilin prej aktorëve shqiptarë do t’i bënte skenat erotike.
Nëse nuk do të përgjigjej Arjola duhet të zhvishej sipas rregullave të lojës kështu që ajo zgjodhi të thoshte emrin e Bujar Asqeriut.
Demiri po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar në karrierën e saj prej aktoreje, ndërsa së fundmi u bë pjesë e “Portokallisë”.
Nga ana tjetër, ajo e ka potencuar se është ende nënë ‘single’ që tashmë ka tre fëmijë. /Telegrafi/