Preezantuesja Einxhel Shkira dhe DJ Dagz, ditë më parë konfirmuan lajmin se shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.
Përmes disa videove të hedhura në rrjetin social Instagram, Einxhel zbuloi barkun e saj të rrumbullakosur teksa DJ Dagz nuk nguroi t’i ndante me fansat emocionet e pritjes.
Çifti i cili u njohën gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, kanë kaluar një kohë të mirë për muaj me radhë, duke jetuar me shumë emra të tjerë të njohur nga bota e shoubizit.
E kur jemi te Big Brother VIP, duket se në një moment (ndonëse me shaka) është diskutuar edhe shtatzënia e Einxhelit.
Kjo ka ndodhur kur aktoret Arjola Demiri dhe Monika Lubonja kanë qenë duke bërë një diskutim fiktiv së bashku, ku Arjola me shaka i thotë: “E kam thirrur në telefon dhe s’ma ka hapur, më duket se ka ngelur me barrë Einxhel”.
Me të parë këtë sekuencë, Arjola vendosi që vet ta ndajë atë me fansat e saj në InstaStory, duke shkruar në mbishkrimin e videos: “E kam gojën mjaltë, çfarë kam thënë e kërkuar realizohet jeta se shpirti i zemrës. Zoti është i madh”.
Einxhel dhe Dagz përndryshe kanë marrë përgëzime të shumta për shtatzëninë nga shumë prej banorëve të edicionit të parë të Big Brother VIP. /Telegrafi/