Telegrafi

Arjola Demiri pozon krah Veliajt: Nuk e ke kursyer kurrë mbështetjen për artistët

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, është shumë aktive në rrjete sociale dhe ndan me fansat postime të ndryshme.

Përkundër se këtë kohë ka qenë më e tërhequr nga aktrimi, ajo po vazhdon të jetë pjesë e eventeve të ndryshme.

Ylli nga Tropoja së fundmi është takuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Foto: Screenshot/Instagram

“Me ty lali Eri: që nuk e ke kursyer kurrë mbështetjen për artistët. Fituesi i padiskutueshëm”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arjola Demiri

Kjo vjen pas fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit që pritet të mbahen në të gjitha bashkitë e Shqipërisë.

Krahas kësaj, Partia Socialiste ka vendosur t’i besojë edhe njëherë kryebashkiakut aktual, Erion Veliaj.

Arjola përndryshe viteve të fundit ka qenë një emër i diskutuar për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania dhe prej historive që ka ndarë me publikun. /Telegrafi/