Site icon Telegrafi

Arjola Demiri e “O sa mirë” flet për vështirësitë e jetës (Video)

Në rolin e “Xhbanes” në “O sa mirë”, ajo u shndërrua në një personazh shumë të dashur për shqiptarët.

Por aktoren Arjola Demiri, rrallë e kurrë e kemi parë në intervista televizive apo duke shpalosur anën tjetër të saj.

Ajo është nënë e tre fëmijëve ndërsa e ndarë nga bashkëshorti, ka vazhduar t’i rrisë ata dhe njëkohësisht të punojë fort në profesionin e saj.

Aktorja kujtojmë se ka luajtur edhe disa projekte filmike dhe teatrale shqiptare, gjersa ka qenë edhe moderatore.

Këtë javë ajo në Prive rrëfeu jetën jashtë serialit, duke thënë se fëmijët e bëjnë të ndjehet shumë krenare dhe po ashtu, se vështirësitë i ka kaluar.

Exit mobile version