Telegrafi

Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi me veshje kombëtare në festën e Shqipërisë

Sonte (e hënë) po zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe në ‘Air Albania’.

Të pranishme në stadium janë edhe dy aktoret shumë të dashura për publikun, Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi.

Ato kanë sjellë traditën në stadium, duke u shfaqur me veshje tradicionale shqiptare.

Foto: Screenshot/Instagram

“Për Kombëtaren sonte, Tropojë, Medvegjë dhe Kosovë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adriana Matoshi

Bukuroshet kanë marrë vëmendje me paraqitjen e tyre të veçantë, ndonëse imazhet i kanë shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Në Tiranë do të jetë një festë të madhe, pas arritjes së kualifikimit për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në verën e vitit 2024.

Shqipëria synon që këtë fazë kualifikuese ta mbyllë si lider i Grupit E me 15 pikë. /Telegrafi/