Arjen Robben është pensionuar nga kombëtarja e Holandës, pas dështimit të përfaqësueses së tij që të kualifikohet në Kampionatin e ardhshëm Botëror.
Anësori i Bayern Munichut i shënoi të dy golat e Tulipanëve në fitoren prej 2-0 ndaj Suedisë, mirëpo kjo nuk mjaftoi për kualifikim.
Megjithëse të dyja përfaqësueset kishin pikë të barabarta, suedezët siguruan pjesëmarrjen në ‘play-off’ falë golaverazhit më të mirë.
33-vjeçari debutoi për kombëtaren në vitin 2003 dhe ka qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm gjatë gjithë këtyre viteve.
Ai ishte ndër më të mirët në finalen e vitit 2010, të cilën përfaqësuesja e tij e humbi nga Spanja në vazhdime.
Robben ka regjistruar 96 paraqitje për Holandën dhe i ka shënuar 37 gola.
Anësori ka një mesatare prej një goli ose asistimi në çdo 112 minuta dhe krahas numrit të golave të përmendur, ai i ka dhuruar edhe 29 asistime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=X4q8s-PaCes