Telegrafi

Arjan Çani shihet në publik me bashkëshorten (Foto)

Një nga moderatorët më karizmatikë dhe provokues që ka ekrani shqiptar, Arjan Çani, ka rënë në sy vitin e fundit për humbjen e madhe të peshës, ashtu siç ai vetë ka rrëfyer, rreth 28 kilogramë.

Në fillim e kishim shumë të vështirë që të përshtateshim me pamjen e re të Çanit, por tani kur shfaqen pamjet e tij të vjetra ku ai ishte mbipeshë, të gjithë biem në një mendje se ai bëri shumë mirë që u dobësua. Krahas kuzhinës japoneze, e cila e ndihmon për të mbajtur linjat, Çani ka rrëfyer se bën rregullisht vrap nga Liqeni.

Ky mbase mund të ketë qenë një nga momentet kur ai po kthehej nga vrapi, pasi siç e shihni nga fotoja që ka sjellë paparaci ynë, ai është me rroba sporti, ndërkohë që i ka futur krahun bashkëshortes së tij, Enit.

Duhet thënë se vullneti i Çanit për të rënë në peshë dhe për të bërë një jetë të shëndetshme, është i jashtëzakonshëm. Duke qenë personazh ekrani, pa dyshim që edhe forma fizike është shumë e rëndësishme për të dhe ai ia ka dalë perfekt. /panorama/